Gjuriq: Asociacioni është i mirë edhe për shqiptarët (VIDEO)

Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, qëndroi në Ranillug për t’u këshilluar me serbët e këtushëm me qëllim të artikulimit sa më të mirë të kërkesave të tyre nga Beogradi në vazhdimin e dialogut serbo-shqiptar.

Lajme

25/01/2016 20:25

Sipas tij, tema kryesore e takimit të ardhshëm në Bruksel mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë do të jetë dekreti për themelimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Përfaqësuesi i Qeverisë serbe pohoi se përveç serbëve, edhe shqiptarët do të përfitojnë nga themelimi i Asociacionit, njofton Klan Kosova.

Gjuriq e kritikoi procesin gjyqësor ndaj ish-liderit politik të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, duke e konsideruar atë “kafkian”, kurse u shpreh i sigurt se zgjedhjet parlamentare të Serbisë do të zhvillohen pa asnjë problem edhe në Kosovë. /lajmi.net

YouTube player