Gjumi, shoku i mirë i trurit

Gjumi nxit prodhimin e qelizave mbështetëse të trurit, një studim i ri ka zbuluar. Shkencëtarët kanë gjetur se gjumi rrit riprodhimin e qelizave që formojnë një material izolues i njohur si myelin, i cili është thelbësor që truri të funksionojë siç duhet. Të gjeturat mund t’ju ndihmojnë shkencëtarëve që një ditë të kenë njohuri të…

Lifestyle

06/09/2013 08:15

Gjumi nxit prodhimin e qelizave mbështetëse të trurit, një studim i ri ka zbuluar.

Shkencëtarët kanë gjetur se gjumi rrit riprodhimin e qelizave që formojnë një material izolues i njohur si myelin, i cili është thelbësor që truri të funksionojë siç duhet.

Të gjeturat mund t’ju ndihmojnë shkencëtarëve që një ditë të kenë njohuri të reja mbi rolin e gjumit në riparimin e trurit dhe rritjen e tij dhe po ashtu mund të kenë njohuri të reja mbi sëmundjen e sklerozës së dyfishtë, një sëmundje që dëmton myelin.

Hulumtuesit e kanë ditur për vite me radhë se disa gjene aktivizohen gjatë fjetjes dhe janë joaktive gjatë periudhës kur jemi të zgjuar.

Sidoqoftë, ishte e paqartë se si gjumi ndikon në disa tipe specifike të qelizave, siç janë oligodendrocitet, të cilat i bëjnë myelin në tru të shëndoshë dhe t’u përgjigjen lëndimeve.

Më shumë si një izolim rreth një teli elektrik, myelina mundëson që impulset elektrike të lëvizin nga një qelizë në tjetrën.

Doktor Chaira Cirelli dhe kolegët e saj nga Universiteti i Wisconsin në Shtetet e Bashkuara kanë matur aktivitetin e gjenit në oligodendrocite, një provë e bërë tek minjtë të cilët ishin duke fjetur por u detyruar që të qëndronin të zgjuar.

Ata kanë zbuluar se gjenet që promovojnë formimin e myelin janë gjithmonë aktive gjatë gjumit.

Në të kundërtën, gjenet e implikuara në qeliza të vdekura bënin që sistemi qelizor të binte stres dhe pastaj kafshët qëndronin të zgjuar.

Dr.Cirelli ka konstatuar se humbja ekstreme e gjumit, ose humbja e gjumi kronik, mund të përkeqësojë disa nga simptomat e sklerozës së shumëfishtë.

Ajo tha se në eksperimentet e ardhshme do të ekzaminohet për të parë nëse ekziston një lidhje midis gjumit dhe simptomave të ashpra të sklerozës së shumëfishtë.

Analizat pararendëse kanë treguar se riprodhimi i qelizave oligodendrocite (OPCs) – të cilat bëhen oligodentrocite – dyfishohen gjatë gjumit, në mënyrë të veçantë gjatë lëvizjes së shpejtë të syve, i njohur si gjumi REM, e cila është e ndërlidhur me të ëndërruarit.

Doktor Mehdi Tafti, i cili studion gjumin në Universitetin e Lozanës në Zvicër, ka pohuar se këto gjetje zbulojnë se gjumi ose mungesa e gjumit mund të riparojë ose dëmtojë trurin.