Gjuajtjet e lira: Messi, Ronaldinho, Cristiano apo Carlos? Ja kush është më i miri

Pas golit të shënuar mbrëmë nga gjuajtja e lirë, Lionel Messi, ka treguar edhe njëherë se është ndër më të mirët në këtë punë.

Sport

18/03/2019 21:15

Messi e la të pashpresë portierin e Real Betis me gjuajtjen e tij, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Por, edhe në krahasim me legjendat Ronaldinho, Roberto Carlos, apo rivalin e tij Cristiano Ronaldo, Messi qëndron diçka më mirë.

Sipas ‘ESPN’ argjentinasi është në krye të listës kur vije puna tek përqindja e saktësisë nga gjuajtjet e lira, transmeton lajmi.net.

Kapiteni i skuadrës katalane ka shënuar 28 gjuajtje të lira nga 330 tentime, që përkthehet në përqindje si 8.5% saktësi.

Ronaldinho qëndron më afër tij me 15 shënime nga 205 tentime (7.3%). Ronaldo vije i treti me 19 gola nga 310 tentime (6.1%).

Krejt në fund, Roberto Carlos, me 4.2 %, duke shënuar 16 gola nga gjuajtja e lirë, pas 382 tentimeve. /Lajmi.net/