Gjuajtje me kallashnikov midis Prishtinës
Tash e disa javë në kryeqytet ka pasur vazhdimisht gjuajtje me armë zjarri.

Lajme
Sonte rreth orës 22:00, në Prishtinë ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri.
Lajmi.net merr vesh se gjuajtja është bërë me kallashnikov (ak-47) dhe ka ndodhur në rrugën “Shapi Spahiu”, konkretisht në lagjen e Muhaxherve.
Nuk dihet deri më tani nëse ka pasur të lënduar.
Lajmi.net është në pritje të detajeve nga policia. /Lajmi.net/