Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia del në vendin e ngjarjes

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë.

Lajme

31/10/2020 22:58

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi, i ka thënë lajmi.net se rasti ka ndodhur rreth orës 22:30 në rrugën “Edit Durham” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja.

“Rreth orës 22:30, policia është njoftuar për një rast gjuajtje me armë në rrugën ‘Edit Durham’ Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Aty janë gjetë tri gëzhoja të fishekëve. Deri në këtë moment nuk kemi ndonjë ankues…Policia po merret me rastin”, ka thënë ai.

Nuk raportohet për të arrestuar. /Lajmi.net/