Gjuajtje me armë në Prishtinë, i dyshuari në kërkim

Dje rreth orës 21:20, një person në Prishtinë ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje me një të dyshuar, i njëjti ka shtënë me revole në drejtim të tij. Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar gërvishtje si pasje e gjuajtjes me armë në drejtim të tij, shkruan lajmi.net. Pas pranimit…

Lajme

02/08/2022 14:45

Dje rreth orës 21:20, një person në Prishtinë ka raportuar në polici se pas një mosmarrëveshje me një të dyshuar, i njëjti ka shtënë me revole në drejtim të tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pësuar gërvishtje si pasje e gjuajtjes me armë në drejtim të tij, shkruan lajmi.net.

Pas pranimit të tretmanit mjekësor viktima është liruar, ndërsa personi i dyshuar është ende në kërkim.

Rasti vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë nga policia:

Rruga e Vushtrrisë, Prishtinë 01.08.2022 – 21:20. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar i njëjti ka shtënë në drejtim të tij me revole, me ç’rast ka pësuar  një gërvishje, pas pranimit të tretmanit mjekësor viktima është liruar, ndërsa personi i dyshuar është në kërkim.
Rasti në hetime. /Lajmi.net/