Gjuajtje me armë në një xhami në Paris, një person në gjendje kritike
Një burrë është goditur nga një person i armatosur në një xhami në Paris, raportojnë mediat në Francë.
Bota
Viktima thuhet se ka marrë plagë të rënda pas të shtënave nga një person i armatosur i pajisur me helmet. Ngjarja ka ndodhur në Rue de Tanger në Paris, transmeton lajmi.net.
Viktima është një burrë 32-vjeçar.
Në xhami ishin rreth 15 persona në kohën e të shtënave, sipas Actu17. /Lajmi.net/