Gjuajtja me armë gjatë seancës për vrasjen e Besar Nimanit, Prokuroria gjermane deklarohet për rastin
Një rast i rëndë ndodhi dje në Gjermani derisa po zhvillohej seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit për vrasjen e kampionit të boksit, kosovarit Besar Nimani. Derisa në gjykatën e Bielefeldit po mbahej seanca gjyqësore ndaj të pandehurit për vrasjen e boksierit Nimani, Huseyin Akkurt, të shtëna me armë zjarri pati jashtë objektit gjyqësor. Në lidhje…

Lajme
Një rast i rëndë ndodhi dje në Gjermani derisa po zhvillohej seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit për vrasjen e kampionit të boksit, kosovarit Besar Nimani.
Derisa në gjykatën e Bielefeldit po mbahej seanca gjyqësore ndaj të pandehurit për vrasjen e boksierit Nimani, Huseyin Akkurt, të shtëna me armë zjarri pati jashtë objektit gjyqësor.
Në lidhje me këtë rast një deklarim zyrtar u bë sot nga Prokuroria dhe Policia gjermane.
Në njoftim thuhet se sipas informacioneve të deritanishme, katër persona dy 25 vjeçare, një 63 dhe një 23 vjeçar janë të plagosur.
Disa nga të plagosurit janë të afërm me familjen e të pandehurit në rastin e boksierit të vrarë. Pas ngjarjes, efektivët policorë kanë dhënë ndihmën e parë në vendngjarje. Gjendja shëndetësore e viktimave aktualisht është stabile.
“Në kuadër të hetimeve, mbrëmjen e djeshme janë arrestuar dy të dyshuar të mundshëm. Mirëpo, dyshimi për këtë krim ende nuk mund të vërtetohet, prandaj dy personat janë liruar pas masave të policisë dhe me urdhër të prokurorit publik”,thuhet në njoftim.
Po ashtu u tha se hetimet për vrasjen në tentativë në lidhje me lëndime të rrezikshme trupore po kryhen nga prokuroria publike e Bielefeldit, së bashku me skuadrën e hetimeve për vrasje të selisë së policisë në këtë qytet, nën drejtimin e Alexander Schoolz.
“Policia kërkon nga dëshmitarët që mund të japin informacione për krimin që të thërrasin skuadrën e vrasjeve “Kreuz” të Departamentit të Hetimit Kriminal 11 të Departamentit të Policisë Bielefeld në 0521/545 0”./Lajmi.net/