Gjuajti me armë zjarri nga vetura në Skenderaj, nuk ka të lënduar – I dyshuari ende i paidentifikuar
Një person ka shtënë me armë zjarri sot nga një veturë në lëvizje. Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci në Skenderaj. Lajmin për lajmi.net a ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. “Bazuar në informatat e para, dyshohet se nga një veturë në…
Lajme
Një person ka shtënë me armë zjarri sot nga një veturë në lëvizje.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci në Skenderaj.
Lajmin për lajmi.net a ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Bazuar në informatat e para, dyshohet se nga një veturë në lëvizje është shtënë me armë zjarri. Nga te shtënat nuk raportohet për persona të lënduar. Më vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Njësitet kompetente kanë nisur hetimet dhe janë duke punuar për identifikimin e të dyshuarit dhe sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti. /Lajmi.net/