Gjoshi i reagon Bislimit: Po rri pa gjumë për t’i zbatuar marrëveshjet që Kurti i quante “tradhti”

Dje zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka deklaruar se atij ka filluar t’i ndryshojë personaliteti për shkak të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ndaj kësaj deklarate të Bislimit ka reaguar zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, shkruan lajmi.net. Gjoshi ka thënë se dialogu nuk është ai që e ka tjetërsuar Bislimin, por sipas…

Lajme

06/08/2022 12:04

Dje zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka deklaruar se atij ka filluar t’i ndryshojë personaliteti për shkak të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndaj kësaj deklarate të Bislimit ka reaguar zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, shkruan lajmi.net.

Gjoshi ka thënë se dialogu nuk është ai që e ka tjetërsuar Bislimin, por sipas Gjoshit, vetëm ua ka nxjerrë fytyrën e vërtetë të zëvendëskryeministrit por edhe të kryeministrit Albin Kurti.

Tutje zyrtari i PDK-së ka shtuar se, mashtrimi i Bislimit dhe Kurtit po shihet si njollë e zezë në këmishën e bardhë.

“Kam frikë se dialogu ka filluar të ma ndryshojë personalitetin>, paska thënë Besnik Bislimi, njeriu që rrin pa gjumë vetem që t’i zbatojë marrëveshjet, të cilat shefi i tij, Albin Kurti, i quante tradhti kombëtare. Z. Pagjumësia, dialogu nuk iu ka tjetërsuar, por vetëm ua ka nxjerrë fytyrën e vërtetë se kush jeni ju dhe Albin Kurti. Mashtrimi i juaj po shihet si njolla e zezë në këmishën e bardhë. Ju jeni ata që e keni gënjyer Ferdonije Qerkezin se nuk do të shkoni në dialog pa u zbardhur paraprakisht fati i të pagjeturëve. E sot, Albin Kurti deklaron se jam i gatshëm të shkojë në Bruksel kurdo që dëshiron presidenti i Serbisë, Vuçiq”, ka thënë Gjoshi. /Lajmi.net/