Gjokoviq s’i ndahet skandaleve: Përshëndet thirrjet “Kosova është Serbi” gjatë një ndeshje basketbolli

Tenisti serb, Novak Gjokoviq ka përshëndetur thirrjet skandaloze “Kosova është Serbi” të tifozëve serb gjatë një ndeshje basketbolli në Beograd. Gjokoviq ishte prezent gjatë ndeshjes basketbollistike mes Crvena Zvezdës dhe Valencias në Euroligë, transmeton lajmi.net. Gjatë një momenti teksa takimi zhvillohej, tifozët nacionalist serbë nisën thirrjet “Kosova Serbi”. Këto thirrje nacionaliste dhe skandaloze i përshëndeti…

Sport

30/03/2023 17:23

Tenisti serb, Novak Gjokoviq ka përshëndetur thirrjet skandaloze “Kosova është Serbi” të tifozëve serb gjatë një ndeshje basketbolli në Beograd.

Gjokoviq ishte prezent gjatë ndeshjes basketbollistike mes Crvena Zvezdës dhe Valencias në Euroligë, transmeton lajmi.net.

Gjatë një momenti teksa takimi zhvillohej, tifozët nacionalist serbë nisën thirrjet “Kosova Serbi”.

Këto thirrje nacionaliste dhe skandaloze i përshëndeti tenisti serb, Gjokoviq. Ai në një moment ngriti duart duke duartrokitur për të mbështetur këto thirrje.

Gjokoviq njihet për këso veprime nacionaliste kundër Kosovës edhe në vitet e kaluara.

Ndryshe, familja e Gjokoviqit ka prejardhje nga Kosova, saktësisht nga Zveqani, qytet në veri të Republikës së Kosovës./Lajmi.net/