Gjokoviq largohet me lot nga “Rio 2016”, çfarë i ndodhi?

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, është eliminuar nga "Rio 2016".

Sport

08/08/2016 09:03

Gjokoviq u mposht nga argjentinasi Juan Martin Del Potro qysh në raundin e parë me rezultat 7:6, 7:6.

Kjo humbje ka qenë një goditje e madhe për të, pasi që e ka konsideruar si më të hidhurën në karrierë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Pa dyshim kjo është një ndër disfatat më të rënda në jetën dhe karrierën time”, deklaroi Gjokoviq.