Gjobitet Mourinho
Jose Mourinho është gjobitur me 10 mijë funte për deklaratat e tij në drejtim të gjyqtarit Mike Dean, pas humbjes 2:1 në Stamford Bridge nga Sunderland më 19 prill.
Sport
Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është gjobitur me 10 mijë funte pas komenteve që bëri pas ndeshjes së skuadrës së tij kundër Sunderland më 19 prill, në kuadër të Premierligës.
Mourinho, 51-vjeç, uroi gjyqtarin Mike Dean pas ndeshjes, në të cilën Chelsea u mposht në shtëpi me rezultat 2:1.
Njoftimi nga Federata angleze e futbollit theksoi se komentet e tij e “sollën ndeshjen në diskutim” dhe portugezi u shpall fajtor pas akuzës për sjellje të pahijshme. Mourinho po ashtu humbi ankesën në lidhje me një gjobë prej 8 mijë funtesh për një akuzë paraprake.
Ai mohoi se sjelljet e tij ishin të paarsyeshme pas humbjes 1:0 në Premierligë në udhëtim te Aston Villa më 15 mars, kur hyri në fushë për të diskutuar me gjyqtarin Chris Foy, pas vendimit të këtij të fundit që ta përjashtonte në tribuna.
Mourinho humbi serinë prej 77 ndeshjesh pa disfatë në Stamford Bridge në kuadër të Premierligës nga Sunderland, dhe humbja doli të jetë vendimtare për Chelsean në garë për titull të kampionit në Premierligë.