Gjobitet mishtorja e cila ndoti lumin ‘Krena’ në Gjakovë
Komuna e Gjakovës, përkatësisht Drejtoria për Punë Inspektuese, ka gjobitur mishtoren e cila pas therjes së gjedheve ka ndotur lumin ‘Krena’.

Lajme
Komuna sot fillimisht e ka inspektuar subjektin afarist, me dyshimin se i njëjti e ka kryer veprën e cekur, njofton kumtesa, përcjell lajmi.net.
‘’Gjatë inspektimit janë marre masat e përcaktuara me ligj, duke shqiptuar gjobë, ndërsa procedurat e mëtutjeshme do të fillohen edhe në Gjykatën Themelore në Gjakove. Drejtoria për punë Inspektuese gjithashtu e ka ndalur zhvillimin e veprimtarisë së njëjtë për subjektin afarist në fjalë’’, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.
Gjithashtu, Drejtoria për punë Inspektuese ka falënderuar qytetarët dhe mjetet e informimit për raportimin dhe bashkëpunimin. /Lajmi.net/