Gjobiten keq dy ferizajasit që gati “sa s’fluturuan” me veturë në zonën e kufizuar me 40 km/h

Policia në Ferizaj ka ndaluar dy shoferë të cilët kanë shkelur rëndë rregullat e qarkullimit në trafikun rrugor, duke zhvilluar shpejtësi shumë mbi kufizimin e vendosur. Policia bën të ditur se në një rast, ka ndaluar një shofer i cili voziste 90 km/h në zonën e kufizuar me 40 km/h, shkruan lajmi.net. Ndërkaq në rastin…

Lajme

09/08/2022 09:25

Policia në Ferizaj ka ndaluar dy shoferë të cilët kanë shkelur rëndë rregullat e qarkullimit në trafikun rrugor, duke zhvilluar shpejtësi shumë mbi kufizimin e vendosur.

Policia bën të ditur se në një rast, ka ndaluar një shofer i cili voziste 90 km/h në zonën e kufizuar me 40 km/h, shkruan lajmi.net.

Ndërkaq në rastin e dytë, ka ndaluar një tjetër i cili lëvizte 118 km/h në zonën e kufizuar me 40 km/h po ashtu.

Të dy këta janë dënuar sipas legjislacionit në fuqi.

Njoftimi i plotë mbi rasteT:

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 00:20 të mëngjesit ka ndaluar shoferin i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë, ku në rrugën ‘’Rexhep Bislimi’’ në Ferizaj, në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 90 km/h.

Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet M.B (M/K) i moshës 19 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë (6) muaj masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).

Në po të njëjtën rrugë , rreth orës 00:43 , policia ka ndaluar shoferin tjetër, i cili me automjetin e tij të udhëtarëve shkaktoi kundërvajtje në komunikacion, tejkalim i shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h zhvilloi shpejtësi 118 km/h. Ndaj shoferit me inicialet A.T (M/K) i moshës 33 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse ( heqje e patentë shoferit).

Me këtë rast, Policia Rajonale e Ferizajt, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes.

Veprimet e tilla rrezikojnë jetën tyre dhe pjesëmarrësve në komunikacion.

Policia fton qytetarët të bashkëpunojnë, për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Lajmi.net/