Gjoba të reja prej 50 eurove për çiklistët dhe motoçiklistët

Me 50 euro do të gjobiteni në Maqedoninë e Veriut nëse ngisni biçikletë dhe mbani qenin lidhur.

Lajme

19/03/2019 13:40

Drejtuesit e biçikletës apo motoçikletës gjatë kohës që do të shëtisin nuk do të guxojnë që me vete të bartin kafshë, në të kundërt do të gjobiten me 50 euro.

Përveç kësaj mase do të gjobiten edhe vozitësit e motoçikletave të cilët do të lëvizin nëpër vendet e posaçme të dizajnuara për biçikleta që është paraparë shpejtësi deri në 25km/h maksimale.

Gjithashtu gjoba do t’u vihen edhe motoçiklistëve të cilët do të drejtojnë mjetet e tyre pa duar, do të mbështeten në makina tjera apo do të tërheqin sende tjera me vete.

Gjobë prej 50 eurove do tu vihen prindërve dhe personave deri në moshën 14 vjeçare nëse bartin njerëz tjerë me biçikletë.

Është e detyrueshme helmeta të vendoset në kokë, jelek reflektues për kushte nate, në të kundërtën gjoba do të jetë 50 euro.