Gjithmonë i njëjti

Ata që janë frikësuar nga ndryshimet e mëdha në Old Trafford pas pensionimit të Sir Alex Fergusonit tani mund të ndihen më rehat. Pavarësisht ndryshimeve të mëdha në stafin teknik pas ardhjes së menaxherit të ri David Moyes, prezenca e Fergusonit vazhdon të ndihet. Fitorja kundër Arsenalit të dielëm në Old Trafford me rezultat minimal…

Sport

11/11/2013 10:34

Ata që janë frikësuar nga ndryshimet e mëdha në Old Trafford pas pensionimit të Sir Alex Fergusonit tani mund të ndihen më rehat.

Pavarësisht ndryshimeve të mëdha në stafin teknik pas ardhjes së menaxherit të ri David Moyes, prezenca e Fergusonit vazhdon të ndihet. Fitorja kundër Arsenalit të dielëm në Old Trafford me rezultat minimal 1-0 tregoi se United do të vazhdojë të jetë konkurrent për kreun e tabelës.

Edhe pse Ferguson është pensionuar duke insistuar se dëshiron të kalojë një jetë më të qetë, pasioni i tij gjatë ndeshjes të së dielës e tha të kundërtën.

Njësoj siç ka bërë shumë herë gjatë karrierës së tij, Ferguson i llogariste minutat në fund të takimit. Dhe, për më tepër në fund nuk pati frikë të festojë.