Gjithçka shkoi mirë
Shefi i EULEX`it, Bernd Borchard, lavdëroi punën e mekanizmave të sigurisë gjatë procesit zgjedhor në Veri të Mitrovicës.

Lajme
Shefi i EULEX’it, Bernd Borchard, ka përshëndetur punën e mirë të mekanizmave të sigurisë që kanë bërë të mundur rivotimin në tri vendvotime në Mitrovicën Veriore.
Në një komunikatë të lëshuar për media të EULEX, thuhet se ata kanë punuar shkëlqyeshëm për të garantuar një proces të qetë zgjedhor.
”Ata kanë vepruar në mënyrë efikase për ta garantuar sigurinë e votuesve, të anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit dhe të lehtësuesve të zgjedhjeve nga OSBE-ja”.
“Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i, në rolet e tyre si reagues të parë, të dytë dhe të tretë, e kanë mbrojtur mjedisin dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës, në pajtim me mandatin e tyre”.
“Jam shumë i kënaqur që procesi i votimit dje u krye në mënyrë të qetë, pa incidente të mëdha, duke u ofruar mundësi qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar. Bashkërendimi ndërmjet EULEX-it, PK-së, KFOR-it dhe OSBE-së ishte i shkëlqyeshëm”, ka thënë Borchardt.