Gjithçka që dihet për rikthimin e Zaniolos në fushat e gjelbëra

Kthimi i sulmuesit të Romës, Nicolò Zaniolo në fushë thuhet se është shtyrë për tre deri në katër javë dhe i riu duket se do të humbasë në Euro 2020.

Sport

08/04/2021 11:12

Zaniolo pas konsultimit me një doktor zbuloi se gjuri është mirë, por ende i mungon 10 përqind forcë në krahasim me këmbën tjetër, përcjell lajmi.net.

Procesi i rikuperimit të mesfushorit është ngadalësuar edhe nga virusi COVID-19 dhe në këto ditë Zaniolo do të rifillojë punën me skuadrën Primavera.

Megjithatë, kthimi i tij në fushë është shtyrë për tre deri në katër javë, ku ai mund të kthehet vetën për dy ndeshjet e fundit në Serie A.

Zaniolo shpresonte të kthehej në kohë për të kërkuar një vend në skuadrën e Italisë të udhëhequr nga Roberto Mancini, për Kampionatin Evropian këtë verë, por pjesëmarrja e tij duket shumë e vështirë në këtë moment./Lajmi.net/