Gjithçka për Falcaon
Në mendjen e menaxherit të Chelseas, Jose Mourinho është vetëm Radamel Falcao. Sipas tabloidit britanik Daily Star, strategu portugez insiston për transferimin e sulmuesit të Monacos gjatë afatit kalimtar të janarit, pas njoftimeve se ylli kolumbian është i pakënaqur te klubi nga Ligue 1. Edhe pse erdhi në skuadër vetëm disa muaj më parë gjatë…

Sport
Në mendjen e menaxherit të Chelseas, Jose Mourinho është vetëm Radamel Falcao.
Sipas tabloidit britanik Daily Star, strategu portugez insiston për transferimin e sulmuesit të Monacos gjatë afatit kalimtar të janarit, pas njoftimeve se ylli kolumbian është i pakënaqur te klubi nga Ligue 1.
Edhe pse erdhi në skuadër vetëm disa muaj më parë gjatë afatit kalimtar të verës dhe është futbollisti kryesor i trajnerit Claudio Ranieri, Falcao spekulohet se do të braktisë Monacon gjatë dimrit.
Monaco e vëzhgoi Falcaon gjatë miqësores mes Kolumbisë dhe Belgjikës.
Ylli kolumbian kërkohet edhe nga Real Madrid, mirëpo Chelsea konsiderohet favorit për të siguruar shërbimet e tij sepse ka nevojë më të madhe për një qendërsulmues dhe Falcaon e pret vendi drejt e në formacionin bazë në Stamford Bridge.