Gjithcka gati për “Paradën e Krenarisë”, Policia e Kosovës përkujdeset për sigurinë në sheshin “Skënderbeu”

Sot në qendër të kryeqytetit do të zhvillohet Parada e Krenarisë.

Lajme

09/06/2022 11:29

E para se kjo paradë të nis nga sheshet e Prishtinës, Policia e Kosovës veçse është vendosur aty.

Njësitë policorë të patrullës, bashkë me njësinë e njohur K-9 po bëjnë kontrollin e shesheve.

Tashmë në sheshe kanë filluar të vendosen edhe disa qytetarë, ndërsa po bëhen përgatitjen për zhvillimin e kësaj parade.

Për dallim nga herat e tjera kur kjo paradë zhvillohej për vetëm një ditë, tashmë do të zhvillohet për një javë.

Pjesëtarët e komunitetit LGBTQI+ do të marshojnë shesheve dhe rrugëve të kryeqytetit me moton “Edhe në shtet edhe në familje”, transmeton lajmi.net.

Tubimi do të nis në ora 11:00 në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa Policia e Kosovës po përkujdesen që siguria të jetë në nivel në çdo anë ku ata pritet të parakalojnë.

Në orën 12:00 do të fillojë ecja drejt Katedrales, dhe do të përfundojë te platoja e Pallatit të Rinisë me një fjalim që adreson mesazhin e Javës së Krenarisë për këtë vit./Lajmi.net/