Gjithçka gati, Alexis Sanchez te Interi

Alexis Sanchez është afër përfundimit të makthit të tij te Manchester United dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore në Inter Milan.

Sport

19/08/2019 14:41

Kiliani do të arrijë në Itali të martën përpara huazimi të tij një-vjeçar me të drejtë blerje në fund të sezonit.

Sky Sports shkruan se Inter do të paguajë gjysmën e pagës së tij prej 505 mijë funteve në javë dhe mund të nënshkruajnë me të për 18 milionë euro verën e ardhshme, përcjell lajmi.net.

Do të thotë që United do të paguajë çdo javë 250 mijë funte, pavarësisht se ai luan në Serie A.

Sanchez, 30 vjeç, mezi pret që ta kompletojë kalimin këtë muaj, pasi kaloi momente të këqija në Manchester që kur u transferua në janar 2018.

Ai ka shënuar vetëm pesë gola në 45 paraqitje për ‘Djajtë e Kuq’ që nga transferimi i tij nga Arsenali. /Lajmi.net/