Gjithçka e kryer – Origi zyrtarizohet javën e ardhshme si lojtar i Milanit
Divock Origi tashmë është pajtuar me të gjitha kushtet për të kaluar te skuadra e Milanit.

Sport
Sulmuesi kishte arritur marrëveshje me “Rossonerët” kohë më parë dhe mbetej vetëm dakordimi për disa çështje që lidhen me detajet e këtij transferimi, transmeton lajmi.net.
Siç raporton Fabrizio Romano, lojtari prezantohet me fanellën kuq e zi pikërisht javën tjetër.
Belgu do të transferohet në “San Siro” si lojtar i lirë, pasi kontrata me Liverpoolin i skadon në fund të këtij muaji. /Lajmi.net/