Gjithçka e kryer, Maguire është i Manchester United

Manchester United duket se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin Harry Maguire.

Sport

21/07/2019 22:00

Anglezi ishte objektivi kryesor i kësaj merkatoje për trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, në mënyrë që ta përforcojë fazën defanzive.

‘Djajtë e Kuq’ paraprakisht kanë transferuar Aaron Wan-Bissaka dhe Daniel James, ndërsa Maguire do të jetë transferi i tretë, përcjell lajmi.net.

24-vjeçari pritet të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Leicester ka kërkuar hiq më pak se 90 milionë euro për ta lëshuar Maguiren, shumë të cilën ka pranuar ta paguajë United.

Klubi i Manchester gjithashtu është pranë finalizimit të marrëveshjes me mesfushorin e Sporting, Bruno Fernandes, i cili pritet ta mbyll merkaton e Djajve për këtë edicion. /Lajmi.net/