Gjithçka çfarë Kurti tha në Këshillin e Stabilizim Asociimit mes BE-së dhe Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për takimin e tij të sotëm në Këshillin e Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës.
Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se dy dekada më parë nga data e sotme, ishte liruar nga burgu i Nishit në Serbi.
Në anën tjetër, ai ka deklaruar se 20 vite më vonë e gjen veten duke luftuar për të njëjtat kauza dhe duke u përballur me kërcënime jo aq të ndryshme.
“E nuk ka vend më të mirë se në këtë shtëpi të Evropës dhe në këtë familje të madhe evropianësh që t’i ndaj këto kujtime dhe të bëj thirrje për më shumë zgjim, ndërsa ne së bashku përballemi me një kërcënim në rritje të autokratëve që po rriten gjithnjë e më shumë. Takimi i sotëm i Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovë, është moment i rëndësishëm në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, veçanërisht në funksion të nisjes së fazës së dytë të zbatimit të prioriteteve politike në kuadër të Agjendës së Reformës Evropiane (ERA)”, ka shkruar Kurti, transmeton lajmi.net.
Kurti në takimet që ka zhvilluar ka theksuar edhe një herë domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për agjendën evropiane.
Fjalimin e plotë të Kurtit në Këshillin e Stabilizim Asociimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mund ta lexoni KËTU.
Statusi i plotë i Kurtit në Facebook:
Kauza e një Kosove sovrane dhe të pavarur, e cila tani është një realitet i njohur nga shumë dhe i mohuar nga pak, dhe kërcënimi në rritje nga fqinji agresiv.