Gjira pozon me barkun e rrumbullakosur në përfundim pritjes së ëmbël

Reperja e njohur shqiptare është në pritje të lindjes së fëmijës së dytë.

ShowBiz

23/01/2021 17:44

Gjira Kajtazi është në pritje të fëmijës së dytë, ndërsa nuk i kursen fotografitë me barkun e rrumbullakosur, shkruan lajmi.net.

Ajo shpesh herë publikon foto dhe video duke pozuar me barkun e  fryrë dhe duket se tashmë pritjes thuajse i erdhi fundi.

Në një postim të bërë së fundmi ajo zbuloi se këto janë ditët e fundit të shtatzënisë dhe me humor tha se nuk e di se a po ua kujton njerëzve një tigër apo një balenë.

“Grrr … A jom far tigri … apo balenë ?”, shkroi Gjira në mbishkrimin e videos ku shihet e veshur me një fustan me dizenjo tigri./Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gjira (@gjirakajtazi)