Gjira me fjalë prekëse për të birin

Gjira ka pak kohë që mori epitetin nënë.

ShowBiz

22/05/2019 10:44

Gjira që prej lindjes së djalit, ka ndarë me ndjekësit disa imazhe të djalit, Maël, shkruan lajmi.net.

Ditën e sotme, ajo e nisi me një fotografi, në të cilën shfaqet duke e mbajtur djalin në krahë, e me këtë rast i bëri dedikim emocionues atij.

“Unë pyeta Zotin të më dërgojë një mashkull që të më dojë përgjithmonë, kështu që më fali mua një djalë”, ka shkruar Gjira.

Për ndryshe, këngëtarja tash e një kohë i është përkushtuar më shumë jetës private dhe nuk është shumë aktive në profesion. /Lajmi.net/