Gjira kishte përjetuar një humbje të madhe gjatë shtatzënisë

Gjira zbulon se humbi një person shumë të dashur gjatë shtatzënisë.

ShowBiz

29/05/2020 21:02

Gjira ka qenë shumë e hapur me ndjekësit vazhdimisht për të folur rreth shtatzënisë dhe gjërave të tjera, shkruan lajmi.net.

Së fundi, ajo ndau një detaj prekës, ku tregon se gjatë periudhës kur ishte shtatzëne, asaj i vdiq tezja, e cila ishte shumë e afërt për të.

“Gjat shtatzanis e kom humb tezen, qe mbas nanes tem, ka qen gruja qe e kom dasht me Gjith Zemer…sa shume kisha pas qejf ti sot me qn prane neve & me ma pa djalin…me mungon shume & ende spo du me besu qe sje mo prane neve”, ka shkruar Gjira.

Kujtojmë se djali i Gjirës, Maëli, para pak kohësh festoi ditëlindjen e parë. /Lajmi.net/