Gjini: Këto janë të panjohurat e rastin “Gashiq”

Ardian Gjini, do të jetë sërish kandidat për kryetar të Gjakovës.

Lajme

18/07/2021 22:07

Dragica Gashiq ishte krye-temë e disa ditëve më parë në Gjakovë, pasi kërkonte të kthehej në Gjakovë dhe kjo u kundërshtua fuqishëm nga qytetarët.

Në një intervistë për lajmi.net, Ardian Gjini ka thënë se ka disa gjëra të turbullta se pse po kërkon Gashiq kthimin në Gjakovë, pasi ajo ka qenë vetëm një vit e gjysmë në këtë komunë.

“Ka pasur reagime. Tani duhet me shpjegu në disa rrafshe. E para, është që në aspektin njerëzor njerëzit nuk e kanë problem që dikush kthehet në pronën e vet. Okej, ka ndjenja në Gjakovë, sepse Gjakova ka qenë qyteti më i dëmtuar në gjithë Kosovën edhe në aspektin njerëzor, edhe në aspektin fizik me i dëmtuari me numrin më të madh të viktimave, me numrin më të madh të të zhdukurve, në numrin më të madh të të vrarëve. Është problem, mirëpo në aspektin njerëzor e kuptoj, mirëpo ka disa probleme të kthimi i zonjës Gashiq.”


“Fillimisht ajo nuk është qytetare e Gjakovës, e ka bërë ndërrimin në vitin 2015 për shkak që nuk ka qenë e Gjakovës, ka qenë e një komune tjetër në Kosovë. Ka lindur në një komunë tjetër në Kosovë. Nuk ka pronë në Gjakovë, domethënë ajo pronë është e komunës.”
“Ka jetu për një vit e gjysmë në Komunën e Gjakovës, ka punu në objektin e policisë si pastruese. Ka shumë çështje të panjohura. Më kryesorja është që duhet pas kujdes me pronë, duhet me pas kujdes kur.”

“Ka shumë të panjohura te rasti specifik. Pse dikush që ka lind në Gjakovë dhe nuk ka jetu në Gjakovë, përpos një vit e gjysmë vendosë me u vendos në Gjakovë? Pse vendos ekzakt tash me u kthy në Gjakovë? Pse nuk jeton, vjen prej një komune shumë afër Gjakovës ku i ka vëllezërit, motrat në shpi familjare, pse nuk jeton, por vjen me jetu këtu? Janë këto gjëra që duhet me u zgjidh dhe krejt pyesin për këto?” /Lajmi.net/