Gjini e konfirmon koalicionin me PDK-në dhe LDK-në
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do ta mbështesin kryetarin aktual të Gjakovës njëherësh kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjinin, në garën e balotazhit që do të mbahet të dielen e ardhshme, më 9 nëntor. Këtë për Klankosova.tv. e ka konfirmuar vet Gjini. “Po, me PDK dhe LDK. Detajet…
Lajme
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës do ta mbështesin kryetarin aktual të Gjakovës njëherësh kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ardian Gjinin, në garën e balotazhit që do të mbahet të dielen e ardhshme, më 9 nëntor.
Këtë për Klankosova.tv. e ka konfirmuar vet Gjini.
“Po, me PDK dhe LDK. Detajet më vonë”, deklaroi Gjini.
Derisa rreth çështje për Klankosova.tv u prononcua edhe kryetari i degës së LDK-së në Gjakovë, Shefqet Shehu.
“Po, kemi marrëveshje. Kjo marrëveshje është rezultat i vullnetit të kryesisë së degës së LDK-së në Gjakovë, e miratuar edhe nga niveli qendror i LDK-së. Kjo marrëveshje ka për qëllim që bashkë ta bëjmë Gjakovën edhe më mirë – edhe më të mirë”, deklaroi Shehu.
Në balotazhin e 9 nëntorit kandidati i AAK-së Ardian Gjini në balotazh do të garojë me Ardian Golën e VV-së.
Në rundin e parë, Gjini ka shënuar fitore bindëse duke i marrë 47.53 për qind të votave derisa Gola 31.89 për qind.
I treti në garën e 12 tetorit u rendit Shehu i LDK-së me 7.94 për qind.
Kurse, kandidati i PDK-së Ervin Hasani, mori 5.74 për qind të votave.