Gjilani po falimenton, sipas Lutës
Kandidati i LDK’së për Gjilanin kërkon ndërhyrjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave, por edhe të Gjykatës, për ta shpëtuar, siç thotë ai, komunën e Gjilanit nga falimentimi.

Lajme
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, deklaroi të shtunën, në një konferencë shtypi, se Gjilani ndodhet në një situatë alarmante financiare.
Ai kërkon ndërhyrjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave, por dhe të Gjykatës, për ta shpëtuar, siç shprehet ai, Komunën e Gjilanit nga falimentimi.
“Gjilani ndodhet në një situatë alarmuese dhe duhet një ndërhyrje urgjente e MEF për ta shpëtuar nga falimentimi total financiar”.
Në këtë konferencë, Haziri akuzoi rivalin e tij nga PDK – Kryetarin aktual të Komunës, Qemajl Mustafën, se nuk ka realizuar premtimet e shumta që ka bërë për Gjilanin.
“Ka shumë projekte të parealizuara të Qemajl Mustafës ndërkohë që edhe borxhet e Komunës së Gjilanit arrijnë në 7 milionë”.