Gjilani përfiton mbështetje nga MAPL në vlerë prej 1.9 milionë euro

Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), ka ndihmuar komunën e Gjilanit me 1.9 milionë euro, shumë kjo që do të përdoret për ndërtimin e objektit të Kuvendit Komunal.

Lajme

13/03/2019 13:07

1.9 milionë euro është ndihma që Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal (MAPL), i ka dhënë komunës së Gjilanit për ndërtimin e Kuvendit Komunal, shkruan lajmi.net.

Siç bëhet e ditur në njoftimin për medie, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Rozafa Ukimeraj, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e objektit të Kuvendit Komunal në vlerë prej 1.9 milionë euro.

Haziri ka falënderuar MAPL për mbështetjen e madhe, duke thënë se deri tani Gjilani ka vuajtur për një objekt të ri që do t’i plotësonte nevojat e kuvendarëve, partive politike dhe mbi 300 shërbyesve civilë.

Haziri theksoi se me ndërtimin e objektit të ri të Kuvendit Komunal, performanca në punë do të ketë rritje të dukshme. /Lajmi.net/