Gjilani nuk lejon befasinë, triumfon bindshëm kundër Ferizaj – Hajdari shënon het trik

14:53 | 3 Nentor 2019

Skuadra e Gjilanit ka vazhduar me fitore edhe në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e Kosovës.

Gjilani, ashtu edhe siç pritej, pa ndonjë telashe fitoi kundër Ferizaj, me rezultatin 4:0, shkruan lajmi.net.

Nikoqirët vendosën takimin qysh në pjesën e parë, në një periudhë prej shtatë minutave, kur realizuan tri herë.

Fillimisht ishte Hajdari që gjeti rrugën e golit në minutat 26’ dhe 30’, për rezultatin 2:0.

Busic u përkujdes për rezultatin final të pjesës së parë, 3:0, kur në minutën e 33’ gjeti edhe ai rrugën e golit.

Kurse, golin e katër të Gjilanit dhe të fundit të këtij takimi e realizoi Fiton Hajdari, për të kompletuar njëkohësisht het trikun e tij, në minutën e 88′

Me këtë fitore, Gjilani mban hapin me Ballkanin, duke i qëndruar me dy pikë prapa, tashmë në kuotën e 27 pikëve.

Ferizaj mbetet në kuotën e 9 pikëve për pozitën e parafundit në tabelë. /Lajmi.net/