Gjilani luan ‘tenis’ me Besën

Gjilan ka 'shpartalluar' Besën e Pejës në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës.

Sport

05/04/2021 16:49

“Skifterët” që nuk dinë për humbje nën urdhrat e Ismet Munishit triumfuan me rezultat 5 – 1, shkruan lajmi.net.

Cyrbja fillimisht realizoi në minutën e 25-të për të zhbllokuar shifrat.

Besa u këndell shpejtë duke barazuar përmes Tahirit, që u tregua i saktë nga pika e bardhë (32′).

Por, pas tetë minutave Useini dyfishoi rezultatin (40′), me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Progni realizoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë për të trefishuar shifrat (60′), kurse pas katër minutave për golin e katërt u përkujdes Hila duke shënuar nga pika e bardhë (64′).

Fitoren e Gjilanit e vulosi i sapo inkuadruari Razak me supergol (67′).

Me këtë fitore, Gjilani renditët në pozitën e katërt me 40 pikë, derisa Besa në fundin e tabelës me 10 sosh./Lajmi.net/