Gjilani kërkon nga Qeveria mbi 6 milionë euro

Drejtori financiar në Komunë e Gjilanit Ilmi Limoni ka deklaruar se kufijtë buxhetor, të përcaktuar nga qeveria, janë më të ultë se nevojat e Komunës së Gjilanit që sipas vlerësimit janë 27.731.786 euro.

Lajme

19/06/2015 09:53

Kështu tha ai në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ku është shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2016-2018.

Limoni tha se granti i përgjithshëm është më i vogël se në vitin 2015, granti i shëndetësisë mbetet i njëjtë, ndërkaq granti i arsimit, ka një rritje të vogël, por që është i pamjaftueshëm.

“Sa u përket të hyrave vetanake, ato do të jenë 4 milionë euro në vitin 2016, kurse subvencionet dhe investimet kapitale do të jenë dyfish më të mëdha se në këtë vit”, ka thënë Limoni.

Sipas tij, Qeverisë së Kosovës i është kërkuar ndarja e një granti shtesë prej mbi 6 milionë euro, për Komunën e Gjilanit.