Gjilani e shënon në mënyrë të veçantë Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve

Komuna e Gjilanit ka shënuar sot më ndryshe Ditën Ndërkombëtare të të drejtave të Fëmijëve, ku nxënësit kanë ekspozuar punimet nga dritaret e shtëpive të tyre, që lidhen me këtë ngjarje.

Lajme

01/06/2020 14:22

Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Nazim Gagica së bashku me stafin dhe drejtorët e shkollave, kanë vizituara fëmijët e disa lagjeve, për t’iu uruar këtë ditë dhe për t’i parë nga afër punimet e tyre.

Gagica theksoi se Gjilani është komuna e parë që po e realizon një aktivitet të kësaj natyre në nivel Republike.

“Me moton ‘Kam një festë në dritaren time’, fëmijët tanë prezantuan punimet e tyre nëpër shtëpitë e tyre. Jam i lumtur që vëmendja e institucioneve edukativo-arsimore dhe komunale përqendrohet tek fëmijët, jo vetëm në festa, por edhe për të krijuar dhe garantuar një mjedis të lirë për fëmijët, të barabartë dhe pa dhunë. Shpresojmë shumë që nuk do të jenë të largëta ditët kur do të festojmë në rrethana normale”, ka deklaruar Gagica.

Ai ka njoftuar, gjithashtu, se sot fëmijët janë zgjuar me tinguj të muzikës, pasi gjithandej në ora 10:00, ka defiluar një kamionetë, e shoqëruar me tinguj muzikorë. /Lajmi.net/