Gjilani e Drita e pësojnë rëndë, ja sa dënohen nga Komisioni Disiplinor

Si zakonisht, derbi lokal mes Dritës dhe Gjilanit nuk kanë shpëtuar pa ndonjë incident.

Sport

03/10/2019 12:40

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka publikuar sot vendimet për xhiron e shkuar, ku në sy bie dënimi për dy skuadra gjilanase.

Gjilani është dënuar me 1500 euro për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes dhe fyerje të tifozëve ndaj skuadrës kundërshtare.


Për fyerje dhe hedhje të gjësendeve në fushë është dënuar edhe Drita me 1500 euro.

Ndryshe, takimi i rregullt përfundoi 0-1 në të mirë të ‘Intelektualëve’ me golin e Cuculit. /Lajmi.net/