Gjilani e Ballkani ndajnë pikët, barazojnë pa gola

Ka përfunduar ndeshja e vetme e planifikuar të luhet sot në Superligën e Kosovës, mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Sport

27/09/2020 15:23

Takimi i zhvilluar në stadiumin e Gjilanit nuk prodhoi asnjë gol, por megjithatë skuadrat kishin mundësitë e tyre.

Portieri vendas Enea Koliqi shpëtoi ekipin e tij me disa pritje fantastike të goditjeve të Meriton Korenicës.

Ndërkohë, Shend Kelmendi huqi rastin më të mirë të ndeshjes për ‘Skifterat’ duke goditur jashtë portës.

Pas tre ndeshjeve të zhvilluara, Gjilani tubon katër pikë, ndërsa suharekasit shtatë sosh. /Lajmi.net/