Gjilan: Arrestohen dy persona, vodhën mbi 5 mijë euro në shtëpinë e viktimës
Dy persona janë arrestuar pasi që të njëjtit dyshohet se në shtëpinë e viktimës femër kanë vjedhur një llaptop, një telefon celular Iphone 5, 1920€ para, një sasi stoli ari dhe një armë zjarri e kalibrit 12 mm.

Lajme
Ngjarja sipas Policisë ka ndodhur në Gjilan, me ç’rast vjedhja ka ndodhur me datë 26 të muajit shtator të këtij viti, ndërsa dy personat janë arrestuar dje (e enjte), raporton lajmi.net.
Në raportin e Policisë thuhet se pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./lajmi.net.