Gjiko paralajmëron diçka të madhe, do të ndodhë më 2 maj

Reperi Gjiko ka paralajmëruar se më 2 maj do të vijë me diçka të re dhe të madhe.

ShowBiz

29/04/2018 19:22

Këtë e bëri nëpërmjet një fotografie të publikuar në Instagram të cilën e ka realizuar në Vienë të Austrisë atje ku është duke pushuar aktualisht me të dashurën e tij Elita Rudin, shkruan lajmi.net

”2 maj diçka e madhe po vjen” ka shkruar Gjiko përkrah imazhit të publikuar duke mos sqaruar se për çka konkretisht bëhet fjalë.

Nuk dihet nëse me pikërisht këtë datë ai do të vijë me ndonjë projekt të ri muzikor apo do të ketë zhvillime në anën e tij personale, fejesë me Elitën?./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BiKC9t5nuAB/?taken-by=gjikotheflyboy

https://www.instagram.com/p/BiH5SY3hec0/?taken-by=elita.rudi