Gjiko finalizon këngën e re, thotë se është shumë speciale për të

Gjiko po vjen me këngë të re.

ShowBiz

02/06/2020 17:02

Reperi Gjiko është gati të rikthehet fuqishëm në skenë pas pandemisë COVID-19, shkruan lajmi.net.

Ai, me anë të një postimi në Instagram ka konfirmuar se kënga me titull “Xhiro” do të publikohet shumë shpejt.

“Po vjen ??….#Xhiro Priteni se ja vlen ky projekt osht shume special???”, ka shkruar Gjiko sipër fotografisë që e ndau nga videoklipi.

Kjo këngë vjen pas projektit me titull “Çuna t’rrugës”, që u publikua në janar të këtij viti dhe mori 6 milionë klikime në YouTube.

Reperi Gjiko ashtu sikurse kolegët e tij, për momentin ka pezulluar planet rreth mbrëmjeve muzikore, për shkak të pandemisë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CA78Y8llVZM/