Gjiganti spanjoll e dëshiron Torresin

Fernando Torres mund të transferohet në Barcelonë gjatë verës.

Sport

24/01/2016 10:57

Skuadra e Barcelonës është duke e menduar një transferim të Fernando Torresit gjatë verës.

Sulmuesit spanjoll i skadon kontrata në fund të qershorit dhe kataunasit mund ta marrin me parametra zero, përcjell Lajmi.net nga Sky Sports.

Agjencia e cila e përfaqëson lojtarin, Bahia International, tashmë ka pranuar oferta të majme nga Kina, Japonia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA-të për të.

Madje, agjenti i futbollistit ka njoftuar se një ofertë mund ta bëjë atë futbollistin më të paguar në botë.