Gjiganti italian konfirmon: Jemi të interesuar për Alderweireld

Drejtori i Romës Gianluca Petrachi ka konfirmuar se klubi është i interesuar në nënshkrimin e mbrojtësit të Tottenhamit, Toby Alderweireld, por ka këmbëngulur se nuk po e përdorin Franco Baldinin si ndërmjetës për të negociuar në emër të tyre.

Sport

15/07/2019 18:29

Është raportuar javën e kaluar se Baldini, i cili më parë ka punuar si drejtor sportiv i Romës dhe ka punuar si drejtor teknik për Spurs në periudhën 2013-2015, ishte në Londër duke negociuar një marrëveshje që mund të shihte Alderweireld të shkojë në klubin italian.

Qendërmbrojtësi belg ka qenë prej kohësh i lidhur me një lëvizje larg Londrës dhe madje sezonin e kaluar ai ishte i ‘larguar’ nga raportimet e medieve, përcjell lajmi.net.

Kur u pyetë për udhëtimin e fundit të Baldinit në Londër dhe klauzolën e supozuar të blerjes së Alderweireld, Petrachi tha: “Baldini mund të jetë një burim për ne”.

“Unë e kuptoj se ka një klauzolë lirimi për Alderweireld, por Baldini ka një raport të fortë me drejtuesit e Spurs, ka punuar atje për shumë vite dhe mund të mbështesë Romën në nënshkrimin e Alderweireld”.

“Nëse doni të thoni se Baldini negocion në emrin tonë, atëherë kjo është e gabuar. Dua që të jetë e qartë se ai është i përkrahur nga Roma dhe në rastin konkret të Alderweireld është një ide për të na ndihmuar të kursejmë pak para. Ne do të ishim të lumtur nëse mund të nënshkruanim me atë nesër pa paguar klauzolën e lirimit, por ka punë”, deklaroi Petrachi. /Lajmi.net/