Gjiganti i Serie A kërkon Koken

Ylli i Atletico Madrid, Koke, kohëve të fundit është shndërruar në një nga mesfushorët më të mirë në La Liga dhe jo vetëm.

Sport

06/06/2020 09:21

Aftësitë e tij për t’u vendosur në fushë, kalimi i topit dhe udhëheqja që i bën skuadrës, ka bërë që Koke të jetë lojtari më i rëndësishëm i Diego Simeones te Atletico Madrid.

Gjithë angazhimin e tij, Koke në të ardhmen mund ta jap në Serie A, me Juventusin të interesuar për të.

Sipas medieve në Itali, Juventus janë të interesuar për të siguruar shërbimet e Koke për sezonin e ardhshëm, me kampionët e Italisë që po përgatiten të largojnë lojtarë si Miralem Pjanic, Sami Khedira, Adrien Rabiot dhe Aaron Ramsey.

Juventus për të bërë më të lehtë arritjen e një marrëveshje, janë të gatshëm t’i ofrojnë Atleticos lojtar i Rodrigo Bentancur dhe Federico Bernardeschi.

Çmimi i Koke në Transfermarkt është 48 milionë euro, çmim ky larg realitetit që do të kërkojë Atletico për të./Lajmi.net/