Gjiganti i Premierligës transferon Strakoshën

Thomas Strakosha mund të largohet nga Lazio, për t’u transferuar në Premierligë.

Sport

07/03/2019 08:42

Është skuadra e Tottenham Hotspur që po kërkon Thomas Strakoshën, si një zëvendësim afatgjatë të portierit të tyre Hugo Lloris.

Lajmi bëhet i ditur nga media italiane ‘Calciomercato’, përcjell lajmi.net.

Skuadra angleze pritet të përballet me bisedime të vështira për të bindur Lazion për të hequr dorë nga portieri i Kombëtares Shqiptare.

Strakosha është pjesë e Lazios që nga viti 2012, ku i është bashkuar grupmoshave të reja.

23 vjeçari deri më tani ka regjistruar 80 paraqitje për ekipin e parë të Lazios./Lajmi.net/