Gjiganti i Premierligës ofron 85 milionë për Sanchon

Jadon Sancho po kërkohet nga një numër i madh i skuadrave.

Merkato

25/03/2019 10:38

Jadon Sancho është duke shkëlqyer te Dortmundi në këto dy sezonet e fundit, andaj shumë skuadra janë vënë pas tij.

Talenti anglez është i gatshëm të largohet nga skuadra gjermane, gjersa këta të fundit i duan 100 milionë euro nga shitja e tij, përcjell lajmi.net.

Dortmund thuhet se ka pranuar ofertën e parë nga Manchester United, që kap shifrën e 85 milionë eurove.

Skuadra gjerman e ka refuzuar ofertën, duke kërkuar edhe 15 milionë të tjerë.

Manchester United thuhet se mund të përfshijë në ofertë një lojtar dhe shumën e ofruar, për ta mbyllur marrëveshjen. /Lajmi.net/