Gjiganti i Premierligës kërkon Dybalan

Manchester United kanë hapur bisedimet me Juventusin për Paulo Dybalan, me lojtarin që vazhdon të ngurrojë për një transferim të mundshëm në ‘Old Trafford’.

Sport

19/07/2019 21:02

Reprezentuesi argjentinas ka qenë i lidhur me një transferim në ‘Old Trafford’ prej kohësh.

United ende nuk ka bërë ofertë për 25 vjeçarin, por Gazzeta dello Sport raporton se kontakti i parë mes dy klubeve është bërë, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, kjo gazetë deklaron se Juventusi dëshiron të paktën 80 milionë euro për argjentinas, dhe sulmuesi po ashtu dëshiron të qëndrojë në Torino, për të vazhduar për vendin e tij nën drejtimin e Maurizio Sarri.

‘Djajtë e Kuq’ do të tentojë të arrijë te Dybala, përballë këtyre dy pengesave./Lajmi.net/