Gjiganti gjerman futet në garë për Iscon

Numri i skuadra të interesuar për mesfushorin  Real Madrid,Isco, vazhdon të rritet.

Sport

07/12/2018 12:16

Isco me shumë mundësi do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, me disa skuadra që janë të interesuara për shërbimet e tij.

Është Bayern Munich skuadra e fundit që ka hyrë në garë për yllin e Kombëtares së Spanjës, përcjell ‘lajmi.net’.

Marrëdhënia jo e mirë e tij me trajnerin argjentinas ka bërë që Isco të mendojë largimin nga Santiago Bernabeu.

Skuadrat tjera të interesuara për Iscon janë edhe Manchester City dhe Juventus./Lajmi.net/