Gjiganti Evropës merr vendim: Transferimi i Lautaros ndodh në verë

Barcelona ka ndarë mendjen, transferimi i Lautaro Martinez do të ndodh në verën e vitit 2020.

Sport

14/02/2020 08:42

Drejtues të kampionëve të La Ligas janë takuar ditën e enjte, për të folur planin strategjik të transferimeve.

Mundo Deportivo raporton se në këtë takim, drejtues të klubit janë pajtuar që të paguajnë klauzolën për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, përcjell lajmi.net.

23 vjeçari ka një klauzolë e cila aktivizohet në muajin korrik, dhe shuma për transferimin e tij është 111 milionë euro.

Martinez do të jetë një lojtar i së ardhmes për Barcelonën, kur shihet mosha e tij e re. Ai do të pasojë Luis Suarezin, tash të shtyrë në moshë.

Sulmuesi argjentinas tek Inter është transferuar në vitin 2018, nga Racing Santander./Lajmi.net/