Gjiganti anglez rikthen interesin për Bale, por vazhdon problemi i njëjtë

Objektivi kryesor që Real Madridi ishte duke kërkuar këtë verë mund të ketë gjetur zgjidhje, pasi duket se Gareth Bale do të shitet.

Sport

16/07/2019 09:29

Tottenham Hotspur është ekipi që ka rishfaqur intersimin për të nënshkruar me uellsianin, i cili la ‘White Hart Lane’ në vitin 2013 për të kaluar në kryeqytetin spanjoll.

Nënkampioni i Ligës së Kampionëve ka njoftuar Real Madridin se ata mund të paguajnë vetëm 50 ose 60 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, ata gjithashtu i bënë të qartë përfaqësuesve të lojtarit se paga vjetore e Bale prej 17 milionë euro do ishte e papranueshme, me klubin që mund të përballonte vetëm gjysmën e kësaj.

Tani është Real Madrid i cili duhet të vendosë se çfarë të bëjë, duke i shtuar faktin se Zinedine Zidane nuk llogarit në shërbimet e anësorit për edicionin tjetër. /Lajmi.net/